Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Gromësima e bebit

Bebi im ka shume gromesima, nxjerr nga goja sa here qe pi gji, shtrengohet shume, leviz kembet e qan, i ka 1 muaj e 3 jave. Cfare mendoni ju?

Elona (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Elona.

Gromësima është dukuri normale tek foshnjet. Është pjesë e rëndësishme e ushqimit të foshnjes. Derisa foshnja thith, gëlltit ajër, i cili krijon një ndjenjë të pakëndshme të shkaktuar nga fryrja. Që të mos i pengojë ai ajër, foshnja duhet të gromësijë menjëherë pas thithjes. Foshnjat të cilat thithin duhet të gromësijnë pas secilës gjithithje. Nga goja nxjerr tepricën e qumështit të thithur.

Ju uroj çdo të mirë.

 

/komuniteti