Pagjumesia te bebi im 7 javesh
Ermira Mazreku
(12 vite më parë)
Përshëndetje Ermira,
Nëse foshnja pin mirë, ka jashtëqitje dhe urinim të kënaqshëm, shton mirë në peshë, duket shëndetshëm, dhe nuk ka ndonjë dyshim për ndonjë problem tjetër shëndetësor, të fjeturit më pak nuk më duket gjë për t`u shqetësuar.
Me kalimin e kohës epizodat e gjumit do të rregullohen.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr.jam nene per here te pare,kame djalin 7javesh,djali ime fle shume pak gjate dites ose me mire te them gati fare nuk fle ndoshta vetem 5min e zgjohet menjehere,deshabte di eshte normale kjo situate si duhet te menagjoj une si nene me kete situate jam e merakosor ndoshta pagjumesia mund te ndikoj ne shendetin e djalit ...me udhezoni pak...ju pershendes shpresoj te has ne mirekuptim