Flokët e bebit
Daorsa Thaqi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Daorsa.
Të pranishëm apo jo në lindje, të rrallë apo të dendur, do të bien në të njëjtën kohë. Në ndryshim me fëmijën pas vitit të pare të jetës ose me të rriturin, tek të cilët flokët kanë “moshë” të ndryshme dhe prandaj dhe rënia e tyre ndodh në kohë të ndryshme, tek i porsalinduri flokët kanë të njëjtën moshë, prandaj dhe bien në të njëjtën ditë. Këta flokë fillojnë të bien nga muaji i 2 – 3-të i jetës, duke filluar nga pjesa e pasme e kokës. Natyrisht se mund ti preni flokët e bebit tuaj, por keni kujdes tani gjatë ditëve të ftohta, gjithmonë mbajini kokën me kapele kur qëndron në ambient të jashtëm.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar, kam vajzen 4 muajshe desha te di a mund te ia prej floket tullac se po i bien jashte mase dhe kam frike se do te gelltit floket e veta, ndoshta pyetje naive po kam frike per fontanelen e perparme per ate desha te di a ben te ia prej floket. Faleminderit per kohen.