Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pushimet me bebin 3 muaj e gjysme

Pershendetje dr.selim desha te t`pys a mundem te shkoj me bebin 3 muj e gjysme pushime a po mund te mundoj foshnjen time qme thuaj ti ?

(10 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Tesa

Ekspozimi i drejtëpërdrejtë në diell i foshnjeve dhe fëmijëve deri në moshën 12 muajshe nuk është i preferuar për shkak të insolacionit (goditjes së diellit), dëmtimeve (djegieve) të mundëshme të lëkurës shumë të ndieshme të tyre, tejngrohjes etj...

Poashtu edhe zhytja në det dhe mundësia e gëlltitjes së rastësishme të ujit të detit kërcënon me çrregullime të rrugëve të sipërme respiratore (hunda, fyti, veshi) dhe atyre gastrointestinale.

Pushimet verore me foshnje, nuk janë të ndaluara, por më tepër do t'i përngjajnë një sfide me shumë kujdes dhe kufizime se sa një pushimi veror të praktikuar më parë.

Për më tepër mund të lexoni në portalin tonë:

http://www.bebaime.com/udh-timi/si-te-pregatitemi-per-pushimet-e-para-me-bebin

Gjithë të mirat.

/komuniteti