Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

vjellja

I nderuari Doktor,


Djali im eshte 17 muajsh, qe 4 nete po zgjohet nga gjumi naten dhe po vjell. I kam ba analizat e gjakut dhe te urines te cilat i kane dale mire perveq pak pagjakesi per te cilen po merr nje sirup te hekurit se bashku me vitamin C. I kam ba edhe strishen e fytit dhe te hundes ku ne hunde i ka dale streptokok e tash po merr Ospen 750000 nga 3ml cdo 8 ore. Edhe tere trupi ju ka mbush me puqrra te imete dhe te kuqe sidomos balli dhe duart, gjumin shume te parehatshem po e ban dhe nuk po han aq sa duhet. Ju lutem doktor me ndihmoni se jam shume e brengosur.

beta (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Kemi shumë konsideratë për të vjellurat e fëmiut tuaj. Nga informatat e parashtruara ka shumë arësye për vjellje. Preparatet e hekurit dhe vitamina C janë ngacmues potencial të lukthit dhe shkaktar të mundshëm të vjelljes. Nuk preferohet marrja e njëkohësishme e tyre me antibioterapi. Ospeni jo rrallë din të japë ndryshimet e përshkruara të lëkurës.

Nëse fëmiu juaj nuk ka indikacione klinike për terapin e lartëpërmendur, atëherë veprimi më i qëlluar do të ishte ndërprerja e çfarëdo lloj terapie me qëllim të "pushimit" të lukthit. Gjatë të vjellurave preferohet dieta përkatëse (mollë,banane,lëng orizi), kompenzimi i lëngjeve dhe elektroliteve me sol. ORS dhe preparatet probiotike adekuate për moshën!

/komuniteti