Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimi i bebit

Pershendetje! Kam djalin 7 muajsh e gjysem, peshon 10.5 kg. Ju lutem mund te me ndihmoni se cfare ushqimesh apo produktesh ti jap djalit per te ngrene? Faleminderit.

Klevisa (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Klevisa.

Ushqimet që rekomandohen për fëmijët e moshës së foshnjes suaj janë këto:

- Qumësht gjiri apo vetëm qumësht formule.

- Drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb).

- Pemë të shtypura apo të bluara (banane, dardha, lengmolle, pjeshka).

- Perime të shtypura apo të bluara (avokado, karrota të ziera mirë, kungull, and patate të ëmbla).

Sasia e rekomanduar:

• 3 deri në 9 lugë të mëdha me drithëra, në 2 deri në 3 ushqyerje.

• 1 lugë të madhe me pemë, duke e rritur gradualisht deri në ¼ deri në ½ të gotës, në 2 deri në 3 ushqyerje.

• 1 lugë të madhe me perime, duke e rritur gradualisht deri në ¼ deri në ½ të gotës, në 2 deri në 3 ushqyerje.

Ushqimin e ri ia jepni vetëm një herë, pastaj pas 3 ditësh për tu siguruar nëse foshnja nuk është alergjike në atë ushqim.

Gjithë të mirat.

Vener (14 vite më parë)
Une kam djalin kater muaj e gjysme dhe peshon 8kg e 300 g.E  pata pervizite te doktori per te pyetur se cfare te beje a duhet te filloj ta udhqej apo ti jap vetem gji. Me dha disa keshilla se duhet te filloj ta ushqej oriz te bluar karrota te ziera patate te ziera, mollen ta qiej dhe ti jap per te pire vetem ujin e saj. Me keshilloni ju lutem. A eshte jane keto normale per kete moshe? Apo ti jap per te pire vetem gji?
Linda 111 (14 vite më parë)
Pershendetje, kam vajzen 6 muajsh peshon 9 kg, e ushqej me qumesht formule tash kam fillu edhe ushqim shtese po prej muajve te pare te lindjes vjell shume edhe tash kur i ndalet a eshte normal me vjell ende? Faleminderit.

/komuniteti