Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pesha e fëmiut

Bebi im posa ka hy ne muajin 4 tani ,dhe peshon 6 kile e 700, dua te di a eshte pesha e tij ne rregull apo tani duhet te shtoje me shume....sa duhet te fitoj ne peshe per 1 muaj? shpresoj te marr pergjigjen nga ju, ju faleminderit.

Nora Bytyqi (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Nora.

Foshnja në tremujorin e parë pas lindjes,varësisht nga pesha e lindjes, shton mesatarisht 15-30 gram në ditë, llogaritur këtu peshën e humbur dhe mëpastaj të rikthyer. Optimumi i shtimit në peshë në këtë periudhë është 1% e peshës së lindjes në ditë. Me kalimin e kohës shtimi mesatar ditor në peshë bie, kështu që shtimi mesatar ditor në tremujorin e dytë është përreth 12-21 gram në ditë. Është e arritur e llojit të vet nëse foshnja së paku e dyfishon peshën në moshën 4-6 muaj, ndërsa e trefishon ate në ditëlindjen e parë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti