Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pesha e fëmijës

Pershendetje, ju uroj per punen qe beni, desha te pyes per peshen e djalit, ka 6 muaj e gysem ka gjatesi 70.6 cm dhe peshon 8.5 kg. A eshte normale pesha e tij pasi mu me duket shume i dobet e sidomos ne fytyre? Gjithe te mirat.

Bess (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Bess

Foshnja në tremujorin e parë pas lindjes,varësisht nga pesha e lindjes, shton mesatarisht 15-30 gram në ditë, llogaritur këtu peshën e humbur dhe mëpastaj të rikthyer. Optimumi i shtimit në peshë në këtë periudhë është 1% e peshës së lindjes në ditë. Me kalimin e kohës shtimi mesatar ditor në peshë bie, kështu që shtimi mesatar ditor në tremujorin e dytë është përreth 12-21 gram në ditë. Është e arritur e llojit të vet nëse foshnja së paku e dyfishon peshën në moshën 4-6 muaj, ndërsa e trefishon atë në ditëlindjen e parë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti