Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

M`u rrezua vajza dhe me eshte lenduar ne koke

Prsh sot kur po e mbante vjeri vajzen i ra dhe u vra ne koke na mbrapa dhe ne balle po nuk e di mir si ra se nuk isha atje ne ate moment pasi mu vra dhe volli pak po para se te binte sapo kishte ngren shkova me vrap te pedhiatri e vizitot mir ishte po me tha qe po pati te vjedha duhet ta coj prap jam shume e shqetesuar sapo erdhem na spitali vajza filloj te luante si me pare e qeshte si gjithmon tani sapo e vura ne gjume po jam shume e shqetesuar

Bana 22 (10 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Pershendetje Bana,

Nëse foshnja juaj rrëzohet ju do të duhet të shikoni mos është lënduar, sidomos nëse rrëzohet me kokë. Duhet të siguroheni që foshnja juaj nuk ka ndonjë lëndim serioz, mos të ketë të thyer ndonjë kockë, dhe nuk ka pësuar ndonjë tronditje apo ndonjë dëmtim tjetër të mbrendshëm. Rrëzimet mund të jenë serioze, por edhe pse eshtrat e foshnjes suaj janë të buta, ato nuk thehen aq lehtë sikurse te fëmijët më të mëdhenj. Nëse nuk ka gjakderdhje apo shenja tronditjeje atëherë mendoj se nuk është shqetësuese.

Gjithë të mirat.

Arlinda Kalludra (10 vite më parë)
Pershendetje doki. Ekom foshnjen 10 ditshe java e 2 po naten dhe diten po tutet bajagi si shum. A osht ne pytje ambienti deri sa te adaptohet a si mja bo ? Flm ne mirkuptim

/komuniteti