Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pesha

Kam vajzen 4 muajshe dhe peshon vetem 5720 gr. Pesa e lindjes ka qene 3450 gr. Nuk ka shtuar shume peshe. A eshte normale kjo gjendje edhe pse pediatri e arsyeton me faktin qe edhe jashte mase e levizshme dhe shpenzon me shume energji me shume se qe duhet?

Rina Ramadani (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Rina.

Foshnja në tremujorin e parë pas lindjes,varësisht nga pesha e lindjes, shton mesatarisht 15-30 gram në ditë, llogaritur këtu peshën e humbur dhe mëpastaj të rikthyer. Me kalimin e kohës shtimi mesatar ditor në peshë bie, kështu që shtimi mesatar ditor në tremujorin e dytë është përreth 12-21 gram në ditë. Është e arritur e llojit të vet nëse foshnja së paku e dyfishon peshën në moshën 4-6 muaj, ndërsa e trefishon atë në ditëlindjen e parë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti