Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

A mund te ndikoj duhani ne foshnjen 3 muajshe?

Pershendetje e nderuar Desha tju pyes a mund te ndikoj duhanpirja nga ana ime ne foshnjen 3 muajshe pasi e kam ne gji,edhepse gjate tere dites pi 5 maximumi 6 cigare,por shqetsohem ngase femija ie ka si lloj kelbazi,e ju lutem me informo qfare mund te ndikoj edhe dikun tjeter perveq kelbazit,me informoni ju lutem,edhe nese eshte nevoja e braktis duhanin. Pres pergjigje nga ju

A Xhaka (10 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje,

Gjithçka nëna merr përmes gojës (në mënyrë enterale) dhe formave të tjera (në mënyrë parenterale: barëra...) ose edhe tymosjes së duhanit apo edhe substancave të tjera, kalon në qumështin e gjirit të nënës.

Përmbajtja e ushqimit, pijeve, barërave, duhanit, substancave të tjera në qumështin e gjirit është proporcionale me sasinë e konsumimit të tyre dhe kohën e kaluar prej konsumimit deri tek gjidhënia.

Substancave, të cilat merren përmes rrugëve të frymëmarrjes (tymosja e duhanit) përpos përmes qumështit të gjirit foshnja u ekspozohet edhe në mënyrë pasive përmes thithjes së tyre nga ajri, për çfarë duhet pasur një kujdes dhe konsideratë të shtuar.

Gjithë të mirat.

/komuniteti