Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Anemi tek djali
Prsh dr. Selimi shpresoj te jeni mir!
Djalit i bera sot analizen dhe me doli hemoglobina 87 shum ulet, fillova me pico ferr dhe vitamin c,desha te ju pyes a mund ti perdori cfekell dhe brokolli djali ka 8 muaj .
Dhe domatja fiku dhe rrushi a bejne per kete moshe, ju pershendes !
Lea Ida (10 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Lea,

Sigurohuni që ushqimi të përmbajë mjaft hekur, siç janë drithërat e fortifikuara me hekur dhe mishi i kuq. Inkurajoni fëmiun që të konsumojë ushqime që përmbajnë shumë hekur. Burimet e mira të hekurit përfshijnë ushqimet e fortifikuara me hekur, ajka e grurit dhe drithërat tjera, mish i kuq pa dhjamë, fasulet e thata, drithë i padëmtuar, vezët (sidomos të verdhat e vezës), frutat e thata duke përfshirë rrushin e thatë, kajsitë dhe kumbullat.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti