Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kapslleku te vajza e vogel

Pershendetje kam 1 vajze 4-ter javeshe dhe ka probleme me kapsllikun , te lutem cfare duhet te bej dhe cfare mund te perdor . te lutem me ktheni pergjigje kalofshi mire

Luci Cibaku (10 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje,

Një nga shkaktarët e konstipacionit mund të jetë dehidrimi, kur fëmija pi shumë pak gjatë ditës. Mundohuni të motivoni foshnjen që të lëviz sa më shumë, sepse kjo mund të ndihmojë në raste të konstipacionit, si dhe masazha e lehtë në barkun e foshnjes.

Mund të përdorni mikroklizmat nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dale jashtë. Mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast, mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin, prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë, këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti