Rrezimi tek femijet e vogel
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave

Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi
Pershendetje Artina,
Nëse foshnja juaj rrëzohet ju do të duhet të shikoni mos është lenduar, sidomos nëse rrëzohet me kokë. Duhet të siguroheni që foshnja juaj nuk ka ndonjë lëndim serioz, mos të ketë të thyer ndonjë kockë, dhe nuk ka pësuar ndonjë tronditje apo ndonjë dëmtim tjetër të mbrendshëm. Rrëzimet mund të jenë serioze, por edhe pse eshtrat e foshnjes suaj janë të buta, ato nuk thehen aq lehtë sikurse te fëmijët më të mëdhenj. Nëse nuk ka gjakderdhje apo shenja tronditjeje atëherë mendoj se nuk është shqetësuese.
Gjithë të mirat.

Pershendetje doktoreshe, jam nje nene e re dhe kam nje bebe 7 muajshe, shpesh lendohet duke tentuar te zvarritet neper dysheme. Por si eshte gjendja e tille, a eshte dicka serioze, sepse e kam te pamundur ti qendroj afer non-stop dhe njekohesisht me brengose nje situate e tille. Te falenderoj paraprakisht