Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Temperatura e vajzes

Me falni deshta me ju pyt per temperatur e kam vajzen 11 muajsh edhe prej fillimt i rrin koka nxeht mbrama edhe kur e kam pas t eni pediatre me ka than qe deri ne moshen 1 vjeqare i rrin qashtu ama edhe kur em paqefet qe ma rrok temperatura ma shum ka ne kry temperatur deri ne 40 .8 mi shkon shum pak ne trup ka po veq ne krye mbrapa ju lutem nje pergjigjje sa me te sakt falemniderit per mirkuptim

(10 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje,

Nëse temperatura e matur nën sqetull e kalon 38,5 atëherë duhet ordinuar Paracetamoli në dozat përkatëse për peshën gjegjësisht moshën e foshnjes. Në ndërkohë me që thua se këtë gjendje e ka që nga lindja atëherë gjithsesi duhet kontaktuar pediatri, për të vlerësuar gjendjen e vajzës tuaj dhe për të marrë trajtimin adekuat.

Gjithë të mirat.

/komuniteti