javë pas jave
Përshëndetje Jetmira.
Mund ti jepni vajzës jogurt frutash, që nga mosha 8 muajshe menuja që preferohet është kjo:
- Qumësht gjiri apo vetëm qumësht formule.
- Sasi të vogla të djathit të butë të pasterizuar, jogurtit, xhizë (por jo qumësht lope deri në moshën 1 vjeç).
- Drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb, drithëra të përziera).
- Pure pemësh dhe perimesh (banane, pjeshkë, dardha, avokado, karrota të ziera, kungull, patate, patate të ëmbla).
- Ushqim gishtërinjësh (copa të vogla gjevreku, copa të vogla bananeje, pasta spirale të ziera mirë, biskota, drithë në formën O me sasi të vogël të sheqerit).
- Sasi të vogla proteinash (vezë, mish i bluar, shpendë, dhe mish peshku pa halë, fasule të ziera mirë dhe pure fasulesh me thjerrëza me lekurë të butë, bizele të prera, fasule të zeza).
- Lëng pa citron (molla apo dardha).
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe! Kam femijen 9 muajshe dhe a eshte e preferuar te haj kos frutash se shume i ka me qejf mirepo dyshoj mos jane dicka te demshme per femijen. Ja pregadis edhe vet po ata i pelqen me se shumti bile nuk ngopet sa shume i ka me qejf. Ju lutem me tregoni... Ju faleminderit.