A duhet ti filloj ushqimin?
Irida
(14 vite më parë)
Përshëndetje Irida.
Ju tani mund të filloni me ushqime të forta.
Menuja e rekomanduar për foshnjet 4 - 6 muaj përfshinë:
• Qumësht gjiri apo vetëm qumësht formule.
• Drithëra orizi të pasura me hekur gjysëm të lëngshme.
• Drithëra të tjera siç janë tërshëra apo elbi.
Çfarë sasie?
• Filloni me 1 lugë të vogël drithërash të thata të përziera me 4-5 lugë të vogla me qumësht gjiri apo formule.
• Gradualisht këtë masë rriteni deri në 1 lugë të madhe drithërash të përziera me qumësht gjiri apo formule, dy herë në ditë.
• Nëse foshnja juaj nuk dëshiron të hajë drithëra me tentimin e parë, ofrojini përsëri pas ca ditësh.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresha! Djali im sapo ka mbushur 5 muajsh. E ushqej me qumesht gjiri dhe nje here i jap edhe formule per shkak te punes. A duhet ti filloj ushqim dhe cfare ushqimi eshte i pershtatshem. Deri tani i kam dhene leng molle dhe karrote. Cfare mund ti jap tjeter? Faleminderit