Heqje barku
Bora Bora
(11 vite më parë)
Përshëndetje Bora,
Konsultohuni me mjekun pediatër se mos vajza ka alergji nga qumështi.
Për rregullimin e jashtëqitjes duhet përdorur përmirësues të florës bakteriale të zorrëve si caps. Flonivin BS ose flakone Lactis B Complex (të dyja këto sipas rekomandimeve për moshën e foshnjes suaj). Para se ti përdorni konsultohuni me pediatrin e fëmijës tuaj.
Gjithë të mirat.
Pershendetje. kam nje vajze 9 muajshe dhe qe nga lindja ka heqje barku, e kam vizituar te pediatri por nuk ka pasur permiresime ndersa analizat qe i kam ber i kan dale mire dhe gjithashtu ka alergji ndaj vezes. cfar mund ti bej per barku pasi nuk shton edhe ne peshe eshte 8kg. faleminderit