Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Vajza nuk ha!

E kam vizituar por me thane qe eshte normale. i kam bere dhe analiza por i kane dale mire sincerisht nuk e mendoj normale qe nje femije te rrije 24 ore vetem me qumesht dhe nje banane. ose pak makarona. e kam provuar ti jap ne shume menyra dhe ne shumellojshmeri ushqimesh. jam ne merak se po me bie dhe ne peshe. ju lutem si mund te veproj?

Eva Gjini (10 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Sava

Problemet me të cilat ju ballafaqoheni janë probleme jo të rralla edhe të nënave të tjera. Ushqimi megjithatë duhet të paraqet një lloj argëtimi dhe jo imponimi.

Jo rastësisht rekomandohet që fëmijët mundësisht të ushqehen në shoqërim të bashkë familjarëve ose edhe të bashkë moshatarëve duke respektuar dëshirën e tyre në përzgjedhjen e llojit të ushqimit dhe mënyrës së të ushqyerit.

Paraprakisht duhet të hulumtohen, të përjashtohen ose trajtohen problemet e vërteta shëndetësore si anemia, infeksionet, etj.

Për qëllime terapeutike të diskutuara fëmija suplementohet edhe me pika multivitaminoze. Vitaminat zëvendësojnë mikroelementet që fëmija nuk i merr kur nuk ushqehet mirë. Por rreth emrave farmaceutik më vjen keq, nuk mund tju rekomandoj ndonjë në veçanti.

Gjithë të mirat.

/komuniteti