Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth qumështit formule

Pershendetje Dr! Doja te dija sa ml qumesht formule duhet ti jap femijes ne vakt? Gjithe te mirat.

Albana Cami (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Albana.

Se sa ka nevojë foshnja e juaj për ushqim me qumësht me formula mvaret jo vetëm nga pesha e tij por edhe nga mosha e tij. Leni që uria e tij të ju udhëzojë.

Shumica e foshnjeve duan të hanë çdo 2 deri 3 orë. (startoni me 30 deri 60 gram për çdo të ushqyer gjatë javës së parë, pastaj shtoni dhe 60 deri 120 gram). Gjersa është duke u rritur dhe stomaku i tij duke u bërë më i madh ai do të pijë më pak shishe me më shumë formula në secilën prej tyre për çdo ditë.

Mbrenda disa muajve, ai do të zbresë në 6 deri në 8 shishe me nga 120 deri në 180 gram qumesht me formula mbrenda 24 orëve. Mbas 4 muajve, ai do të zbresë në 4 deri 5 shishe me nga 180 deri 210 gram qumësht me formula, dhe deri tek gjysma e ditëlindjes së tij ai shumë natyrshëm do të bjerë në 3 deri në 4 shishe me 210 deri 240 gram qumësht me formula në ditë.

Ai sipas të gjitha gjasave do të mbetet në 3 deri në 4 shishe deri tek ditëlindja e tij e parë, kur do të mund të kalojë në qumështin e lopës në shishe apo në gotë, së bashku me 3 deri në 4 racione në ditë me ushqime të forta.

Edhepse qumështi i lopës është i mirë për foshnjën tuaj kur të ketë arritur moshën e duhur, nuk duhet tepruar. Të pirit e më shumë së 450 deri 670 gram qumësht në ditë mund të ja zvoglojë apetitin për ushqime të tjera të shëndetshme gjë e cila mund të çojë deri tek mungesa e hekurit në gjak.

Gjithë të mirat.

/komuniteti