Kolla te bebi
Eliona
(14 vite më parë)
Përshëndetje Eliona.
Nëse edhe përkundër terapisë së këtillë disa ditore dhe tejkalimit të problemeve të tjera, kollitja nuk qetësohet ose përkeqësohet atëherë foshnja juaj duhet të rivlerësohet edhe njëherë nga pediatri në drejtim të gjendjeve të cilat në gjuhën mjekësore njihen si bronhiolite. Shumë inkurajuese gjatë gjithë kësaj kohe do të jetë nëse foshnja juaj pi mirë dhe nuk ka temperaturë të ngritur.
Gjithë të mirat.
E nderuara Dr. Niketa, femiu im 4 muajsh po behen dy jave qe ka kolle, nuk po i kalon, jam duke i perdorur sirup Prospan 3x2 ml mirepo me duket pa rezultat, poashtu dy jave behen qe po e inhaloj 2-3 here ne dite, jetoj jashte vendit dhe keshtu me propozoj pediatri. Cfare me kishit keshilluar ju? Gjithe te mirat.