Rreth ushqyerjes së bebit
Mirlinda
(14 vite më parë)
Përshëndetje Mirlinda.
Ju tani mund të filloni me ushqyerjen e bebit tuaj. Sipas OBSH preferohet që ushqyerja e bebit të fillohet në mes të muajve 4 - 6 të jetës së bebit. Mund të vazhdoni me ushqimin me qumësht gjiri krahas ushqimeve te forta. Menuja e bebit tuaj duhet të përbëhet nga drithërat e orizi të pasura me hekur gjysëm të lëngshme, dhe drithërat tjera siç janë tërshëra apo elbi.
Filloni me 1 lugë të vogël drithërash të thata të përziera me 4-5 lugë të vogla me qumësht gjiri apo formule. Gradualisht këtë masë rriteni deri në 1 lugë të madhe drithërash të përziera me qumësht gjiri apo formule, dy herë në ditë.
Nëse foshnja juaj nuk dëshiron të hajë drithëra me tentimin e parë, ofrojini përsëri pas ca ditësh.
Pershendetje Dr. Niketa deshta te pyes une e ushqej vajzen time vetem me qumesht gjiri, vajza tashme eshte vetem 4 muajshe, gji kam te mjaftueshem kur mundem te filloj ta ushqej edhe me tjera ushqime?