Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kur mund të filloj ta ushqej vajzën?

Pershendetje, vajza ime eshte 4 muajshe, ushqehet me gji dhe me formule, a duhet te filloj me ndonje ushqim tjeter?

Krenare (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Krenare.

Preferohet që ushqyerja e bebit të fillohet në mes të muajve 4 - 6 të jetës së bebit. Fillimisht menuja e bebit tuaj duhet të përbëhet nga drithërat e orizi të pasura me hekur gjysëm të lëngshme, dhe drithërat tjera siç janë tërshëra apo elbi. Filloni me 1 lugë të vogël drithërash të thata të përziera me 4-5 lugë të vogla me qumësht gjiri apo formule. Gradualisht këtë masë rriteni deri në 1 lugë të madhe drithërash të përziera me qumësht gjiri apo formule, dy herë në ditë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti