Ushqimet qe shkaktojne ngerce te foshnjet
Dona M.
(9 vite më parë)
Përshëndetje Dona,
Gazrat tek bebja lidhen me sasinë e shtuar të ajrit të gëlltitur gjatë ushqyerjes me gji, përdorimit të biberonit fallco që përdoret për qetësimin e bebes, me mos realizimin e gogesimës pas pirjes dhe së fundi me dietën e nënës.
Pra pozicionojeni mirë beben në gji që të mos bëjë thithje boshe, mbajeni hopa derisa të gogësijë, mos përdorni biberon fallco dhe përpiquni të shmangni nga dieta sasitë e ekzagjeruara të qumështit të lopës (mbi 500 ml), evitoni sasinë e shtuar të perimeve si lakra, bishtajat, domatet etj.
Për mënyrat qetësuese të gazrave në këtë periudhë, të rekomandoj të lexosh artikujt e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/neonatologjia/keshilla-per-qetesimin-e-ngerceve-tek-foshnjat
Gjithë të mirat.
Pershendetje, kam djalin3 javesh dhe e kam ne gji deshta te ju pyes se cilat ushqime gjate gjidhenies duhet te pakesohen ose te mos konsumohen fare qe foshnja te mos kete gerqe? Gjithe te mirat