Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Vëza në ushqim të foshnjes

Sa here ne jave mund ta perdor vezen ne ushqim te djalit 10 muajsh dhe ne cfare sasie?

Besiana (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Besiana

Rekomandimi i zakonshëm i mjekut është që fëmijët do të duhej të konsumonin optimalisht tre vezë në javë. Në ushqim të foshnjave, vezët (e ziera) mund të futen pas muajit të gjashtë, dhe në fillim vetëm e verdha e vezës, e më pastaj gradualisht nga një e katërta, në gjysmën e deri tek një vezë e plotë. Një vezë e plotë mund ti jepet fëmijës pas ditëlindjes së parë.

Nëse në familje keni raste me alergji apo nëse fëmija është alergjik, atëherë të verdhën e vezës do të duhej ta fusni në menu të fëmijës tuaj pas muajit të nëntë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti