Foshnja ime nuk shton shumë në peshë
Anita
(14 vite më parë)
Përshëndetje Anita.
Foshnja në tremujorin e parë pas lindjes, varësisht nga pesha e lindjes, shton mesatarisht 15-30 gram në ditë, llogaritur këtu peshën e humbur dhe mëpastaj të rikthyer. Me kalimin e kohës shtimi mesatar ditor në peshë bie, kështu që shtimi mesatar ditor në tremujorin e dytë është përreth 12-21 gram në ditë. Është e arritur e llojit të vet nëse foshnja së paku e dyfishon peshën në moshën 4-6 muaj, ndërsa e trefishon atë në ditëlindjen e parë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dr. Foshnja ime ne lindje kishte 2800. Tani ka hyre 6 muaj e 2 jave. Peshen e ka 7kg, e gjate eshte 65 cm, ne lindje ishte 49, ndersa perimetrin e kokes e ka 41. Me thoni ju lutem, a eshte cdo gje ne rregull me kete zhvillim? Gjera brengosese tjera nuk ka... Ju pershendes shume.