javë pas jave
Urinimi i pavullnetshem dhe i paqellimte gjate nates tek femijet tek te cilet kontrollimi i fshikezes do te duhej te ishte arritur quhet Enuresis nocturna.
Enureza mund te jete paresore (kur femiu nuk ka arritur asnjehere ta kontrolloje urinimin ) dhe dytesore (si ne rastin tuaj-kur urinimi i pakontrolluar gjate nates fillon pas nje kohe te kontrolles se arritur te urinimit prej 1-6 muaj). Ne moshen 3 vjeçare 34% e femijeve lagen naten. Shpeshtesia ulet me rritjen e moshes.Faktoret psikologjik jane shkaktaret me te shpeshte te enurezes dytesore.
Nderkohe qe mjekimi eshte kompleks dhe varet nder te tjera edhe nga shkaku i verifikuar i enurezes,rrethanat familjare,mosha e femiut... Mjekimi mund te jete ne forme te psikoedukimit, psikoterapise, me perdorimin e teknikave te sjelljes, me perdorimin e barnave etj... Bashkepunoni me femijen ne tejkalimin e ketij problemi.
Ndertoni bashkarisht nje kalendar me "dite dielli" (kur nuk laget) dhe "dite shiu" (kur laget). Premtoni-jepni ndonje shperblim te vogel per "dite dielli". Mos i jepni lengje ne oret e mbremjes. Inkurajoni femijen ne tejkalimin e problemit te tanishem me urinim. Mos e fyeni as mos e ndeshkoni sepse mund te arrini efekt te kundert. Kur ta zgjoni per te urinuar gjate nates, insistoni qe te jete i zgjuar plotesisht duke i lare paraprakisht syte.
Ekzistojne edhe dysheket me alarm te cilet ndihmojne femijen per t'u familjarizuar me ndjenjen e mbushjes se fshikezes urinare... Ne rast te mostejkalimit te problemit ne kete menyre per terapine me barera duhet konsultuar pediatri ordinues.


I nderuari Dr. Thaqi, e kam djalin 3 vjecar dhe para gjashte muajve ja kam larguar pampersin ne fillim shume mire me tregonte edhe diten edhe nate, mirepo qe 1 muaj ka fillu qe naten te urinoje ne shtrat. Ju lutem me keshilloni cfare te bej? E kam bere praktike qe te zgjohem rreth ores 2 dhe ta mbaj per te bere urinen e kjo po ka sukses, ama nese nuk e zgjoj atehere urinon. Pres keshillen tuaj sa me shpejte.