Kapslleku i djalit 2 vjeç
Arti Klea
(9 vite më parë)
Përshëndetje Klea
Për rregullimin e jashtëqitjes së fëmijës suaj, ju përkujtoj se rregullimi afatgjatë i nevojës së madhe bëhet me regjim të posaqëm të ushqimit, që nënkupton para se gjithash ushqimin e lëngshëm (qorbë, supë, lëngje pemësh, çajra, ujë), cereale dhe ushqime që përmbajnë shumë fibra (fiku, dardha, kumbulla, kivi, kajsi, pjeshkë, portokall).
Është me rëndësi reduktimi në masë të madhe i ushqimeve të cilat shkaktojnë kapsllëkun tek fëmijët si: qumështi (në sasi të madhe), bananja, patatja, molla, karrota. Rregullimi i përkohshëm i jashtëqitjes bëhet me sirupa dhe me mikroklizma me këtë destinim.
Gjithë të mirat.
Pershrndetje ..kam djalin 2vjet e gjys dhe po bahet shum kaps.me hanger ushqim han mir dhe qumesht pin dhe lengje..qte bej??