Pesha e vajzës sime
Resa
(14 vite më parë)
Përshëndetje Resa.
Foshnja në tremujorin e parë pas lindjes,varësisht nga pesha e lindjes, shton mesatarisht 15-30 gram në ditë, llogaritur këtu peshën e humbur dhe mëpastaj të rikthyer. Optimumi i shtimit në peshë në këtë periudhë është 1% e peshës së lindjes në ditë. Me kalimin e kohës shtimi mesatar ditor në peshë bie, kështu që shtimi mesatar ditor në tremujorin e dytë është përreth 12-21 gram në ditë. Është e arritur e llojit të vet nëse foshnja së paku e dyfishon peshën në moshën 4-6 muaj, ndërsa e trefishon atë në ditëlindjen e parë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, deshta te pyes dok, se vajza ime i ka 5 muaj e 3 jave dhe eshte me peshe 8.150 kg, ka lind 3315 kg dhe gjatesia 51 cm, tani eshte 72 cm dhe d.m.th. 8150 kg, a eshte pesha normale e vajzes sime, a eshte duke shtu mire? Ju flm per durimin dhe pergjigjjet.