Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Cilesia e gjirit
Pershendetje doktorr kam vajzen 2 muajsh dhe e ushqej vetem me gji por e kam vrejt qe ngjyra e qumshtit o shum e kfjellt sidomos fillim si uj vajza per keto 2 muaj ka fitu 1.500 kg a esht normale ashtu te jet gjiri apo e kam un shum te dobet ? Flm shum
Besiana Xh (10 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Besiana,

Pa marrë parasysh se si duket ngjyra e qumështit, rreth cilësisë së tij nuk diskutohet, është më i miri dhe më i duhuri për fëmijën tuaj. Nuk ka qumësht të dobët. Vazhdoni ta ushqeni fëmijën tuaj me qumësht gjiri.

Gjithë të mirat.

/komuniteti