javë pas jave
Përshëndetje Nora.
Ju jeni instrumenti më i mirë për zhvillimin e të folurit të fëmiut tuaj. Nëse gjatë moshës 2 vjeç, fëmiu rrallëherë mundohet të flasë apo të imitojë të tjerët, nuk reagon kur e thërrisni në emër, apo thjesht nuk është i interesuar të flasë, ai mund të ketë problem në të folur apo në të dëgjuar.
Shenja brengosëse gjatë moshës 3 vjeç janë: shmangja e kontaktit sy më sy, ka vështirësi në emrat e objekteve të shumta rreth shtëpisë apo nuk ka filluar të formojë fjali me nga 2-3 fjalë.
Është normale për fëmiun që të kalojë fazën e belbëzimit, sidomos gjatë rritjes së jashtëzakonishme. Ai do të jetë aq i emocionuar për të ju treguar çfarë ka në mendje, të shprehet, sa që ndonjëherë nuk mund ti thotë fjalët aq lehtë. Por nëse vazhdon belbëzimi apo përkeqsohet kjo pikë, duhet të vizitoni mjekun.
Duke lexuar për fëmiun tuaj është mënyra më e mirë për të rritur aftësitë e tij të të folurit. Librat ndihmojnë fëmiun për të pasuruar fjalorin e tij, të kuptojnë gramatikën, dhe për të lidhur kuptimet me fotografitë.
Në përgjithësi, të folurit me fëmiun tuaj ndihmon shumë. Shumë prindër mendojnë që koha gjatë ngrënjes dhe koha para gjumit janë një mundësi e mirë për të folur me fëmijët dhe për ti ndëgjuar ata.
Gjithë të mirat.


Pershendetje dr. Djali im eshte 18 muaj dhe ende nuk flet, jam bere shume merak nganjehere peshperit fjalet papa ama mama po shume rralle ndoshta nje here ne jave kur ne i thojme thuaje kete fjale nuk don a eshte pse po ia imponojme na me thone a veq nuk po mundet? Flm.