Për qumështin formula
Albana 2
(14 vite më parë)
Përshëndetje Albana.
Se sa ka nevojë foshnja e juaj për ushqim me qumësht me formula mvaret jo vetëm nga pesha e tij por edhe nga mosha e tij. Leni që uria e tij të ju udhëzojë.
Shumica e foshnjeve duan të pinë çdo 2 deri 3 orë. Deri tek gjysma e ditëlindjes së tij ai shumë natyrshëm do të bjerë në 3 deri në 4 shishe me 210 deri 240 gram qumësht me formula në ditë.
Ai sipas të gjitha gjasave do të mbetet në 3 deri në 4 shishe deri tek ditëlindja e tij e parë, kur do të mund të kalojë në qumështin e lopës në shishe apo në gotë, së bashku me 3 deri në 4 racione në ditë me ushqime të forta.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr! Une e kam vajzen 10 muajshe dhe normalisht e kam me ushqim. Per arsye shendetsore u detyrova tja hiqja gjirin qe ja jepja vetem naten. Tani i jap qumesht formule (vetem naten). Doja te dija sa ml qumesht duhet ti jap? (Theksoj se gjate nates ngrihet 2-3 here. Gjithe te mirat.