A është mirë në peshë fëmija im?
Stela Vlore
(14 vite më parë)
Përshëndetje Stela
Foshnja në tremujorin e parë pas lindjes, varësisht nga pesha e lindjes, shton mesatarisht 15-30 gram në ditë, llogaritur këtu peshën e humbur dhe mëpastaj të rikthyer. Me kalimin e kohës shtimi mesatar ditor në peshë bie, kështu që shtimi mesatar ditor në tremujorin e dytë është përreth 12-21 gram në ditë. Është e arritur e llojit të vet nëse foshnja së paku e dyfishon peshën në moshën 4-6 muaj, ndërsa e trefishon atë në ditëlindjen e parë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje te perzemerta. Djali im eshte 7 javesh tani dhe peshon 570. Merrte ne jave rreth 380-500 gr ne jave. Ndersa kete jave mori vetem 240 gr. A eshte normale kjo peshe? Djali pi edhe gjoks edhe qumesht te huaj. Flm.