Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Gjumi i djalit

Djali im i ka mbush 20 muaj dhe ka nje jave qe nuk deshiron te shkoj ne gjume te nates ndersa perpara asnjehere nuk kam pas problem me te per gjume nuk di a eshte arsyja qe po flen mbas dite nga ora 13:00 deri ne ora 16:00 e masandej nuk eshte i lodhur mjafte dhe nuk ka gjume apo qka mendoni je se eshte arsyja?J u faliminderoj per ndihme.

Tefta (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Tefta.

Nëqoftëse fëmija juaj ka çrregullime me orarin e gjumit i cili nuk përputhet me nevojat e familjes suaj, atëherë tani është koha e përshtatshme që të provoni njëfarë lloj trajnimi i të fjeturit. Metodat e trajnimit të gjumit mund të ndihmojë që fëmija juaj të flejë më lehtë, që të flejë më gjatë gjatë natës, dhe që të flejë me orar më të rregullt.

Vendosja e një rutine në kohën e gjumit është hapi i parë për zgjidhjen e problemeve me çrregullime të gjumit. Vëzhgoni fëmijën disa netë me rradhë dhe caktoni kohën e gjumit kur fëmija duket më së shumti i ngadalshëm, i lodhur dhe nervoz. Mundohuni që ta filloni procesin 30 minuta përpara. Vendosni perde të errëta nëse është dhoma e fjetjes e ndriçuar gjatë natës apo vendosni ndonjë llampë të vockël nëse është dhoma shumë e errët gjatë natës.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti