Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth qumështit dhe yndyrës së tij

Femija i ka 6 muaj, a mund ta ushqej me qumesht Alpsko edhe sa duhet te jete yndyra e tij?

Sefadin (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Sefadin.

Me rekomandime shëndetësore foshnja deri në moshën 12 muajshe duhet të ushqehet vetëm me qumësht gjiri dhe/ose qumësht formulë. Të gjitha ushqimet e kësaj ndërkohe preferohet të pregatiten me qumësht formulë.

Në moshën e djalit tuaj nuk e mohoj se për shkaqe të ndryshme shumë prindër foshnjet e tyre fillojnë ti ushqejnë me qumësht të zakonshëm (qumësht komercial).

Nëse ata e bëjnë këtë, qumështi i foshnjes deri në moshën 2 vjeçare duhet të jetë yndyrë plotë (3,2%...3,5%). Qumështit të këtillë nuk duhet shtuar sheqer, përveç rasteve kur foshnja që pin këtë qumësht ka probleme me konstipacion (kapsllëk).

Gjithë të mirat.

/komuniteti