Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Sa herë duhet ta vë në gjumë vajzën time?

Pershendetje doktor, e kam vajzen 1 vjet e 2 muaj, dhe desha ta dija se sa here duhet ta ve gjate dites ne gjume, a eshte mjaft 1 here vetem gjate dites, dhe kur eshte koha me e pershtatshme? Ju faleminderit.

Diana Z (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Diana.

Ju mund ta veni foshnjen tuaj të flejë një gjer në dy herë gjatë ditës, mvaresisht sa ka nevojë foshnja. Koha e gjumit do të kalojë me lehtë për foshnjën tuaj edhe në rast se i përmbaheni në mënyrë konsistente orarit të saj ditor. Nëqoftëse dremitet, ushqehet, luan, dhe përgatitet për shtrat në të njejtë kohë për çdo ditë, atëherë ajo do të flejë shumë më lehtë dhe pa probleme. Vetëm përkujdesuni që ta ndiqni rutinën e njejtë për çdo ditë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti