Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimi shtese

Femija im eshte 4 muaj e 10 dite. E ka dyfishuar peshen keto 4 muaj por gjate nates grindet shume do te rrije vetem ne gji duke pire. Mos valle djali nuk ngopet? a duhet ti jap ushqim shtese dhe cfare? Gje qe me shqeteson eshte edhe gjumi nuk po arrije dot ti vendoj nje orar gjumi naten e ze na ora 1-2 e nates dhe ngrihet pothuajse cdo 1 ore. Sa ore duhet te flej nje femije ne kete moshe? Ju lutem me ktheni nje pergjigje sa me shpejt. Flm.

Migena (15 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Është e arritur e llojit të vet kur foshnja e ushqyer vetëm me gji , e dyfishon peshën me 4 muaj moshë.Nëse foshnja pas kësaj moshe nuk shton në peshë sikur më parë,do të rrijë vetëm në gji,zgjohet shumë shpesh për të pirë , shfaq interesim për ushqime të tjera atëherë të gjitha këto janë tregues të mjaftueshëm se ajo ka nevojë për ushqim shtesë .Ushqimet e para plotësuese të preferuara janë cerealet (orizi pluhur),pemët (mollë,dardhë,banane),perimet (karrota),sipas renditjes dhe mënyrës së përshkruar në përgjigjet tona të mëherëshme dhe në rubrikat përkatëse të portalit tonë,për moshën e foshnjes suaj.

Shprehit e gjumit janë individuale për çdo foshnje.Foshnja e moshës suaj mund t'i ketë mesatarisht përreth 16-18 orë gjumë në ditë,që do të thotë se ka të drejtë të jetë e zgjuar 6-8 orë në ditë.Më me rëndësi se kohëzgjatja e gjumit është distribuimi i mirë i tij.Nëse foshnja juaj ka gjumë të mirë gjatë natës atëherë ju duhet t'i jeni mirënjohës asaj.

/komuniteti