Ushqimi për foshnjen 4 muajshe
Suzana
(14 vite më parë)
Përshëndetje Suzana.
Preferohet që ushqyerja për foshnjen 4 muajshe të fillohet me drithëra orizi të pasura me hekur gjysëm të lëngshme dhe drithëra të tjera siç janë tërshëra apo elbi.
Filloni me 1 lugë të vogël drithërash të thata të përziera me 4-5 lugë të vogla me qumësht gjiri apo formule. Gradualisht këtë masë rriteni deri në 1 lugë të madhe drithërash të përziera me qumësht gjiri apo formule, dy herë në ditë.
Nëse foshnja juaj nuk dëshiron të hajë drithëra me tentimin e parë, ofrojini përsëri pas ca ditësh.
Gjithë të mirat.
Pershendetje. Kam vajzen 4 muajshe dhe qumeshti i gjirit nuk po i mjafton? Desha te pyes se a mund ta ushqej me fruta, dhe a duhet te zihen apo mos humbet efekti i tyre d.m.th mos humben vitaminat pas zierjes? Ju faleminderit.