Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimi me qumesht formule

Pershendetje dok! Sa here ne dite dhe ne cfare mase duhet te pije bajza ime 4 muaj me formule? Aktualisht i jap cdo 4 ore 150 ml. Theksoj ae pesha e saj eshte 7500 gram. Po ashtu kur mund te filloj ushqimin? Dhe me cfare? Ju flm shume

Erlii Ina (9 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje zonjë,

Se sa ka nevojë foshnja e juaj për ushqim me qumësht me formula mvaret jo vetëm nga pesha e tij por edhe nga mosha e tij. Leni që uria e tij të ju udhëzojë.

Në përgjithësi në moshën 4 muajshe 4 deri 5 shishe me nga 180 deri 210 gram qumësht me formula, dhe deri tek gjysma e ditëlindjes së saj, ajo shumë natyrshëm do të bjerë në 3 deri në 4 shishe me 210 deri 240 gram qumësht me formula në ditë.

Në moshën katër muajshe + duhet të filloni gradualisht me ushqime solide, në sasira shumë të vogla, vetëm një herë në ditë, me ushqime të tilla si pemë dhe cereale (drithëra).

Gjithë të mirat.

Engjellusha Imeri (5 vite më parë)
Pershendetje, Jam ne pushime n kosov dhe nuk me mjafton qumeshti i djalit qe ka 4 muaj un perdori qumeshti guigoz 1 deshta t ju pys se ku mundem te gjej t njejtin qumesh ? Ju shum falemenderit

/komuniteti