Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Shurupi sipraktin gjate gjidhenjes

Pershendetje drkam djalin 6 muajsh eshts shum mir me pesh po une kam ren ne pesh shum jam dobsu me kan rekomandu per ket serup sipraktin me perdor sdi a mundet me pas ndonje efekt ansor te djali ju lutem me kshilloni qa te bej sepse kam nevoj te shtoj pesh

Dona Dona (9 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje zonjë,

Gjithçka që nëna merr përmes gojës (në mënyrë enterale) dhe formave të tjera (në mënyrë parenterale: barëra...) ose edhe tymosjes së duhanit apo edhe substancave të tjera, kalon në qumështin e gjirit të nënës.

Përmbajtja e ushqimit, pijeve, barërave, duhanit, substancave të tjera në qumështin e gjirit është proporcionale me sasinë e konsumimit të tyre dhe kohën e kaluar prej konsumimit deri tek gjidhënia.

Substancave, të cilat merren përmes rrugëve të frymëmarrjes (tymosja e duhanit) përpos përmes qumështit të gjirit foshnja u ekspozohet edhe në mënyrë pasive përmes thithjes së tyre nga ajri, për çfarë duhet pasur një kujdes dhe konsideratë të shtuar.

Para përdorimit të shurupit lexoni fletën shoqëruese të tij për të kuptuar nëse mund të përdoret gjatë gjidhënies apo jo.

Gjithë të mirat.

/komuniteti