javë pas jave
Përshëndetje Meri.
Anemia është gjendje e shpeshtë që prek shumë fëmijë. Mungesa e hekurit në ushqim është shkaktari më i zakonshëm i anemisë tek foshnjat dhe vogelushët. Hekuri është i nevojshëm që të krijojë qeliza të kuqe të gjakut, pra me pamjaftueshmëri të hekurit, trupi nuk mund të krijojë mjaft qeliza.
Ushqeni fëmiun tuaj me qumësht gjiri për më së paku 6 muaj, dhe preferohet për 12 muaj, për të parandaluar aneminë e mungesës së hekurit. Qumështi i gjirit përmban mjaft hekur për foshnjen. Nëse e ushqeni fëmiun me qumësht formulë, duhet të jetë pregatitje e cila përmban ekstra sasi hekuri. Mos i jepni fëmiut qumësht lope deri në 12 muaj, sepse kjo mund të shpie te gjakderdhja e zorrëve dhe rrit rrezikun nga anemia.
Kur të filloni të ushqeni fëmiun me ushqime të forta si shtesë qumështit të gjirit apo qumështit formula, sigurohuni që ushqimi të përmbajë mjaft hekur, siç janë drithërat e fortifikuara me hekur dhe mishi i kuq. Hekuri në qumështin e gjirit nuk absorbohet mirë sikurse kur merret me ushqime të tjera.
Inkurajoni fëmiun që të konsumojë ushqime që përmbajnë shumë hekur. Burimet e mira të hekurit përfshijnë ushqimet e fortifikuara me hekur, ajka e grurit dhe drithërat tjera, mish i kuq pa dhjamë, fasulet e thata, drithë i padëmtuar, vezët (sidomos të verdhat e vezës), frutat e thata duke përfshirë rrushin e thatë, kajsitë dhe kumbullat.
Ju uroj çdo të mirë.


Pershendetje. A mundet femija te kaloj ne anemi nese nena eshte anemike gjate gjidhenjes, nese jo cila jane shkaqet qe kalohet femija, eshte 11 muajsh?