Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Dalja e dhëmballave

Miredita, do te doja te di dalja e dhemballave a shoqerohet me jashteqitje me te shpeshte dhe me parehati tek foshnjat? Djali ka 15 muaj. Dite te mire.

(14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Emi.

Simptomet që e mundojnë fëmijën gjatë daljes së dhëmbëve janë, rrjedhja e jargëve (e cila mund të çojë deri tek të skuqurit e fytyrës), fryerja e mishit të dhëmbëve dhe ndjeshmëria e tyre, irritimet dhe shqetësimi, zakoni i të kafshuarit, refuzimi i ushqimit, problemet në të fjetur.

Edhe pse shumica e prindërve tregojnë së fëmijët e tyre kanë shkuarje të barkut, rrjedhje të hundës, apo ethe, mu para se të filloj dalja e dhëmbëve, shumica e ekspertve mendojnë se dalja e dhëmbëve nuk është fajtor për këto dukuri.

Në anën tjetër, nëse fëmija juaj ka jashtëqitje më të shpeshtë, do të duhej ta kontrolloni tek mjeku. Mjeku do të konstatojë se për çfarë problemi shëndetsorë bëhet fjalë.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti