Dalja e dhëmbëve tek beba 4 muajshe
Anaa
(14 vite më parë)
Përshëndetje Anna
Tek shumica e foshnjave dhëmbët e parë fillojnë të dalin rreth moshës 4 deri 7 muajsh. Madje ndonjë foshnje me zhvillim më të hovshëm mund ti fitojë majat e para të dhëmbëve qysh në moshën 3 muajsh.
Dhëmbët fillojnë të dalin një nga një gjatë një periudhe prej disa muajsh, dhe shpesh por jo gjithnjë në këtë rend: së pari dy dhëmbët poshtë në mes, pastaj dy dhëmbët lart në mes, pastaj ata anash dhe pastaj ata krejtësisht në fund.
Kështu që Anna nuk është asgjë për t`u shqetësuar.
Ju uroj çdo të mirë.
Kam djalin tash i ka 6 muaj e 3 jave. Dhembet e pare i kane dale kur i ka bere 4 muaj, 2 dhembet poshte. Tash kane fillu me i dale dhembet e pare nalte dhe dhembi i trete poshte. Deshiroj te di se per cfare arsye i kane dale kaq heret dhe a eshte per me u shqetesu? Ju faleminderit.