javë pas jave
Përshëndetje Eriselda.
Ushqimet që duhet konsumuar fëmija 11 muajsh janë këto:
• Qumësht gjiri apo vetëm qumësht formule.
• Sasi të vogla të djathit të butë të pasterizuar, jogurt, xhizë (por jo qumësht lope deri në moshën 1 vjeç).
• Drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb, drithëra të përziera).
• Pemë të prera në kube apo në fije, apo të bëra pure.
• Perime të ziera butë, me madhësi kafshate (karrota, bizele)
• Ushqim i kombinuar (makarona me djathë, tavë).
• Proteina (vezë, mish i bluar, shpendë, dhe mish peshku pa halë, fasule të ziera mirë dhe pure fasulesh me thjerrëza me lëkurë të butë, bizele të prera, fasule të zeza).
• Ushqim gishtërinjësh (copa të vogla gjevreku, copa të vogla bananeje, pasta spirale të ziera mirë, biskota, drithë në formën O me sasi të vogël të sheqerit).
• Lëng pa citron.
Sasia:
• 1/3 gote bylmet (apo djathë).
• ¼ gjer në ½ gotë drithëra të pasura me hekur.
• ¼ gjer në ½ gotë pemë.
• ¼ gjer në ½ gotë perime.
• 1/8 gjer në ¼ gotë ushqim të kombinuar.
• 1/8 gjer në ¼ gotë ushqim të pasur me proteina.
• ¼ gjer në ½ gotë lëng pa citron.
Shmnagni kriposjen e ushqimit të cilin e pregatisni vetëm për fëmiun. Në gjashtë muajt e parë të jetës, foshnjes i mjafton më pak se 1 g kripë, të cilën e merr nga qumështi i nënës apo ushqimi i gatshëm, në muajt 7 dhe 12 mjafton 1g kripë, përderisa fëmijët nga 1 gjer në 3 vjeç kanë nevojë më pak se 2 g kripë në ditë.
Gjithë të mirat.


Pershendetje! Kam nje djale 11 muajsh do doja te dija sa eshte sasia e mjaftueshme e ushqimit qe duhet te marr per cdo vakt dhe kur fillon perdorimi i kripes? Shume flm.