Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pesha e bebit

Pershendetje Doktoreshe Niketa, vajza ime eshte 5 muaj e 1 jave eshte mire shume me shendet, vizitat tek pediatri ia bej cdo 1 muaj por kete muaj nuk ishte ne rregull peshorja tek pediatri dhe nuk munda ta peshoj e kam peshuar ne shtepi vajza ka lindur 3200 tash i ka 6500 te lutem me thuaj a eshte ne rregull apo me duhet ta dergoj te ndonje pediater tjeter, edhe jam bere merak se dhembet nuk i kane dal akoma. Ndoshta e zgjata pak por te lutem te me mirekuptoni. Falemnderit per te gjitha.

Daorsa Thaqi (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Daorsa.

Pesha e femijes tuaj eshte normale, pasiqe mendohet qe deri ne muajin e gjashte femija duhet se paku ta dyfishoje peshen e tij te lindjes.

Ndersa sa i perket dhembeve, eshte e zakonshme qe foshnjave tu dalin dhembet e pare prej moshes 4-7 muajshe, por ka edhe nga ato raste kur iu duhet te presin edhe gjer ne moshen mbi nje vjec e gjysem. 

Ju uroj cdo te mire.

Daorsa Thaqi (14 vite më parë)
Shuuuuume falemnderit per ndihmesen tuaj,paqit shendet Ju dhe familja juaj

/komuniteti