Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Verdhëza tek bebi 6 javësh

Pershendetje! E kam vajzen 6 javeshe dhe me duket sikur ikteri nuk i ka kaluar akoma. Vajza kur qan i behet gjysma e ballit e verdhe dhe qeskat e syve i rrine te verdha. Trupin nuk e ka te verdhe por normal. Vajzen e ushqej vetem me qumesht gjiri dhe 3 javet e para me pinte shume shpesh pothuajse cdo ore dhe jashteqitjet i kishte te shpeshta. Shqetesime ne sjelljen e vajzes nuk shoh. Bera analizat dhe rezultatet ishin keto: Bilurbina direkte: 0.2 Bilurbina indirekte: 3.65 SGOT-AST 68 SGPT- ALT 24. te lutem me te me thuash a jane normale analizat dhe a ka ndonje problem femija im sepse jam bere pak merak qe nuk po i iken ikteri. A eshte e vertete se duhet ti jap femijes uje me sheqer sepse une kam pak frike ti jap femijes sheqer qe ne kete moshe?

Brikena (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Brikena!

Nga analiza duket qe bebja juaj ka ende verdhez.

Shkaqet e verdhezes se zgjatur jane disa:

1-papajtueshmeria e grupit te gjakut psh nqs ti ke grupin e gjakut O dhe bebja A ose B

2-disa anemi te lindura

3-deficite te enezimave te eritrociteve

4-deficite te hormoneve kryesisht te tiroides

5-alergjia nga qumeshti i gjirit.

Pra sic e sheh duhet te rikonsultohesh me mjekun pediater.

Gjithe te mirat.

Dorina D (14 vite më parë)
edhe une kam nje vajze 5 javeshe dhe vazhdon akoma te kete ikteranalizat dhe bilurubina totale e ka 7.8 mg|dl,pavarsisht konsultat me pediatrin dhe gaztro-hepatologun pasi kjo mund te jete per shkak te gjirit ose shtim i i bilurubines si shkak qumeshti i gjirit ata nuk me kane rekomanduar ti nderpres apo te zevendesoj gjirin as mjekim te vecante pervecse ushqimit t evazhdueshem dhe me kane thene mos shqetesohem por une vazhdoj te je m shume ne merak
A.Jetaa.a (14 vite më parë)
Pershendetje. Te njejtin problem e kam edhe une, vajza ime ka mbush 1 muaj ende ka verdhez here me te theksuar edhe une jam shume e shqetesuar mjeket me thone nuk ka problem pasi qe bebi shton mire ne peshe. Bebi im ka bere edhe fototerapi e kane liruar nga spitali dhe me kane keshilluar qe eshte e rendesishme te pi mire edhe me qumesht gjiri largohet me ngadale verdheza. Ju pershendes, faleminderit.
Anaa (14 vite më parë)
Pershendetje Brikena. Une e kam djalin 7 muajsh, pas dy diteve qe ka lindur ju ka shfaqur verdheza dhe i ka zgjatur gati 3 muaj. Po tash eshte shume mire nuk ka pasur asnje problem edhe pse i ka zgjatur shume vetem te keshilloj qe te konsultohesh me pediatrin cdo 10 dite apo 2 jave dhe te ia percjellesh analizat. Gjithe te mirat per ty dhe bebin tend.

/komuniteti