Alergji ndaj qumështit dhe nënprodukteve të tij
Silvana
(14 vite më parë)
Përshëndetje Silvana.
Qumështi është ushqimi që më së shpeshti shkakton simptome të alergjisë apo intolerancës tek fëmijët. Fëmiu juaj ka gjasa ta tejkalojë vetvetiu alergjinë. Alergjitë e fëmijëve ndaj qumështit marrin më shumë kohë për t`u shëruar.
Por nuk ka ilaçe që shërojnë apo parandalojnë alergjitë ndaj ushqimit. Zgjidhja e vetme për parandalimin e alergjisë në ushqim, është evitimi i ushqimeve të rrezikshme.
Sulmet e rënda alergjike nuk janë gjëra me të cilat bëhet shaka.
Kanalet e frymëmarrjes së fëmiut tuaj mund të mbyllen menjëherë, prandaj nuk keni kohë që të thërrisni mjekun, por duhet ta keni pranë një mjek shtëpiak.
Para se të ndërmerrni hapa të mëtejmë, konsultohuni me mjekun e fëmijës tuaj.
Gjithë të mirat.
Pershendetje! Djali im eshte 12 muajsh dhe ne moshen 6 muajshe evidentova se eshte alergjik ndaj qumeshtit dhe nenprodukteve te tij (djath, gjalpe, kos, etj). Doja te dija kur mund tja provoj perseri keto produkte sepse heren e fundit (ne qershor) iu morr dhe fryma dhe kam shume frike tja provoj perseri? Nderkohe qe dua tja provoj patjeter sepse nuk dua te privohet nga keto ushqime. Faleminderit!