Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Infeksionet urinare

Femiut tim i ajen syte nganjehere ne pjesen e poshtme, isha ne keshillimore me thane te ja baja analizen e urines, i dolen disa leukocite ne urine dhe kristale, laboranti me tha ka infeksion te rrugeve urinare, ju lutem me ndihmoni si te veproi me tutje?

Festime (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Festime

Infeksioni i traktit urinar është inflamacion i traktit urinar i shkaktuar nga bakteria. Simptomet që lidhen me infeksionin e traktit urinar mund të ndryshojnë dhe kjo mvaret edhe nga mosha e fëmiut.

Pasi që ju e keni bërë analizen e urinës, mjeku duhet që nga mostra e urinës të identifikon llojin e bakteries që shkaktoi infeksionin dhe cili mund të jetë antibiotiku i duhur për këtë. Është e rëndësishme që antibiotikët mos të ndërpriten. Nëse fëmiu nuk paraqet ndonjë shenjë përparimi edhe pas trajtimit 2-3 ditor ju duhet të konsultoheni me mjekun përsëri. Inkurajoni fëmiun që të konsumojë sasi të konsiderueshme lëngjesh.

Gjithë të mirat.

/komuniteti