Rreth ushqimit
Mana
(14 vite më parë)
Përshëndetje Mana
Fillimi i ushqimit i cili rekomandohet tek bebet 6 muajshe është:
• Qumësht gjiri apo qumësht formule.
• Drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb).
• Pemë të shtypura apo të bluara (banane, dardha, lengmolle, pjeshka).
• Perime të shtypura apo të bluara (avokado, karrota të ziera mirë, kungull, and patate të ëmbla).
Ushqimin e ri ia jepni vetëm një herë, pastaj pas 3 ditësh për tu siguruar nëse foshnja nuk është alergjike në atë ushqim.
Gjithë të mirat ty dhe bebit.
Pershendetje doktor, deshta te pyes vajza ime ka 6 muaj dhe me interesoi me qka te filloj ta ushqej pervec qumeshtit te gjirit dhe qumeshtit shtese hiip? Faleminderit.