Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Gripi tek fëmijët

Kam nje femije 4 muaj e gjysem dhe po me ftohet shume shpesh, e ka kontrolluar edhe pediatri i ka rekomanduar disa here antibiotike dhe asgje nuk po ndryshon tek femija, ai perseri kollitet, hundet i ka te zanura por eshte ma e mira qe temperature nuk ka, ju lutem cka me rekomandoni per femijen tim? Flm shume.

Arianit (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Arianit

Sipas simptomeve fëmija juaj ka ftohje, infeksion të rrugëve të ajrit, që është më e shpeshtë tek hunda dhe fyti. Gjersa të ftohurit shkaktohet nga virusët, antibiotikët (të cilët mbysin bakteriet) nuk ndihmojnë. Jepini sa më shumë të pijë qumësht, sepse kjo ndihmon që të zbutë dhembjen e fytit, të qetësojë kollën, dhe bën më të lehtë pastrimin e mukozës nga hunda.

Një enë me ujë mbi nxemëse ndihmon që të mos thahet ajri dhe bën më të lehtë frymëmarrjen te fëmiu, pasi që është kohë dimri dhe përdorni pika për hundë për foshnja.

Shkaqet më të shpeshta janë të natyrës së lehtë si problemet me hundë gjatë flamosjes, tharja e ajrit të dhomës me ngrohës të ndryshëm, tymosja e duhanit, grumbullimi i pështymës në gojë,

Shumë inkurajuese gjatë gjithë kësaj kohe do të jetë nëse foshnja juaj pi mirë dhe nuk ka temperaturë të ngritur.

Nëse edhe përkundër terapisë së këtillë disa ditore kollitja nuk qetësohet ose përkeqësohet atëherë foshnja juaj duhet të rivlerësohet edhe njëherë nga pediatri.

Gjithë të mirat.

Valjeta (13 vite më parë)
Pershendetje kam vajzen te fubd te ketij muaji mbush 6 muaj deri me tani as 1 here nuk ka qene e semure por tash ka dy dit qe i rrjedhin hundet teshtiter shum shpesh temp deri tash nuk ka pasur dhe dhasht Zoti inshalla nuk ka, po shum esht e la rahatuar shum leviz qan ka deshir ta mbash ne krah dhe te pin vetem gji,un i jap vit C i ziej caj te kamomilit por nuk e pin,ajrin ne dhom e pastrojne cdo moment se kam jonizatorin dhe ne ge qes pika mentol qe ti lirohen hundet por vajza peseri qan sdi se qfar te bej me ,ju kisha lututr per nje keshill tuajen sa me pare. Ju faleminderit

/komuniteti